I SIGURTË
Luis Enrique s’diskutohet
18 May, 2015 @13:12
Josep Bartomeu, kryetar i Barcelonës, ka bërë të ditur se Luis Enrique do të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona.
Enrique, që zëvendësoi Gerardo Martinon në postin e trajnerit, ka arritur të fitojë titullin kampion me ekipin katalonas dhe sipas Bartomeut, ky ka qenë qëllimi kryesor i ekipt.
“Ai ka kontratë valide. Kaq. Jemi të koncentruar në garat e mbetura, derisa për të ardhmen e Luis Enriques, nuk flasim, pasi që La Liga ka qenë objektivi kryesor i stinorit. Tash kthehemi kah Copa Del Rey,” ka thënë Bartomeu për Marcan.
Barcelona luan në finale të Copa del Rey ndaj Athletic Bilbaos më 30 maj, derisa me Juventusin në finale të Ligës së Kampionëve, më 6 qershor.