GJYQTARËT

Pamje nga arkivi
Selim Isufi ndan drejtësinë në derbin e Mitrovicës
28 September, 2021 @8:56
Dueli derbi i xhiros së gjashtë në Ligën e Parë A të Kosovës luhet mes Trepçës’89 dhe Trepçës. Dy skuadrat mitrovicase takohen për herë të parë, që prej momentit të tyre kur ishin pjesë e një lige bashkë.
FFK mbrëmë ka bërë të ditur gjyqtarët e ndeshjeve për xhiron e mesjavës aty, ndërsa dueli derbi lokal që luhet në Riza Lushta sot me fillim prej orës 15:00 do të gjykohet nga Selim Isufi kryesor.
ORARI dhe REFERËT:
E martë, 15:00
Trepça89-Treça, Selim Isufi;
E mërkurë, 15:00
Liria-Besa, Gentrit Zogaj;
Drenasi-Vëllaznimi, Granit Pacolli;
A&N-Istogu, Valon Abazi;
Rahoveci-Onix, Tefik Maloku.