Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DORËHEQJE TE RAHOVECI

Senad Alirifa jep dorëheqje nga drejtimi i Rahovecit

Senad Alirifa jep dorëheqje nga drejtimi i Rahovecit


5 March, 2023 @23:35

Rahoveci do të vazhdojë garat në Ligë të Parë, por pa trajnerin e tyre të deritashëm Senad Alirifa, që ka dhënë dorëheqje sot pas përballjes së ekipit të tij ndaj A&N-së, të cilën vreshtarët e humbën, duke dështuar t’i shënojë dy penallti!

“Të nderuar futbolldashës. Nëpërmjet këtij postimi konfirmoj se nga sot nuk do të jem më pjesë e Kf Rahovecit. Arsyet e marrjes së këtij vendimi nga ana ime janë të shumta e sidomos rezultati i sotëm. Falënderues pa masë gjithë kryesisë për mbështetjen në këto vite. Jam krenar për vitet e kaluara në këtë klub, që nga liga e dytë e deri më tani. Klubit i uroj sukses në vazhdimësi!” - ka shkruar Alirifa në njoftimin e tij në llogarinë personale të Facebookut.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë