Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LETRA E FSS-së DREJT UEFA-së

Serbia gënjen zyrtarisht edhe UEFA-në, reagon Ministri Çeku

Ministri i MKRS-së në Kosovë, Hajrulla Çeku/ Foto: MKRS

Serbia gënjen zyrtarisht edhe UEFA-në, reagon Ministri Çeku


11 April, 2023 @15:10

Pos përditshmërisë politike që është e mbushur me gënjeshtra që vinë nga fqiu verior i Kosovës, me të cilat secili qytetar normal i Kosovës është i mësuar tashmë, si shtesë ka ardhur edhe një letër urgjente e dërguar e Federatës së Futbollit të Serbisë ndaj UEFA-së. Në këtë letër kreu i FSS Dragan Dzajic gënjen paskrupullt UEFA-në lidhur me aktivitetet futbollistike.

Që në rreshtin e parë — gënjeshtër e pastër.

FSS

“Ju informojmë me brengë të madhe se në ditët e fundit, institucionet e përkohshme në Prishtinë po aplikojnë presion ilegal dhe johuman ndaj klubeve të futbollit në provincën autonome të Kosovës dhe Metohisë, anëtarët e të cilëve (lojtarët dhe zyrtarët e ndeshjeve) janë të kombësisë serbe…,” ka nisur letra e paskrupullt e Dzajicit për të vazhduar edhe më tej.

Nuk ka zgjatur shumë, Ministri i MKRS-së në Kosovë, Hajrulla Çeku ka reaguar shpejt lidhur me këtë gënjeshtër të pastër të serbëve. Ndërsa ka theksuar se FSS pos shtrembërimit të fakteve po përdor edhe gjuhë fyese.

Mëposhtë, reagimi i plotë i Ministrit Çeku, karshi paskrupulltësisë institucionale serbe.

REAGIMI I ÇEKUT:

Serbia vazhdon me veprime dëmtuese ndaj Kosovës, në shkelje të plotë me mirëbesimin si bazë e marrëveshjes së fundit në procesin e dialogut.
Letra e Federatës së Futbollit të Serbisë drejtuar Presidentit të UEFA-së, përveç shtrembërimit të realitetit, përdor edhe gjuhë fyese.
Federatat e sportit të Kosovës për kohë të gjatë i kanë ftuar klubet sportive të komunitetit serb në Republikën e Kosovës që të bëhen pjesë e sistemit legjitim sportiv në shtetin tonë.
Për vite, federatat e sportit të Serbisë kanë organizuar aktivitet paralel dhe ilegal si pjesë e kampionateve të tyre zyrtare në zona të caktuara brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Marrëveshja e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, e ndërmjetësuar nga BE, veç tjerash, parasheh marrëdhënie të barabarta dhe të fqinjësisë së mirë. Palët gjithashtu janë pajtuar të mos e përfaqësojnë njëra-tjetrën ndërkombëtarisht.
Kosova është vend i sportit, por ne nuk do të tolerojmë aktivitete ilegale që shkelin rendin tonë kushtetues dhe ligjor, si dhe kartat europiane e botërore të sportit.
Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Federata e Futbollit e Kosovës është anëtare me të drejta të plota e UEFA dhe FIFA. U bëjmë thirrje të gjitha klubeve të sportit të bëhen pjesë e sistemit legjitim sportiv të Kosovës.

Hajrulla Ceku

Në fakt, në Kosovë ndodh e kundërta me atë që pretendojnë serbët, pasi që si zakonisht nga shteti fqinj nuk tregojnë realitetin që ndodh në terren. Të komanduar nga Beogradi, ato ndeshje të serbëve që organizohen në Kosovë janë nën ombrellën e FSS-së — që është praktikisht dhe faktikisht ilegale, pasi që organizimi i ndeshjeve në shtet të tjetër është plotësisht e jashtëligjshme sipas UEFA-së.

Dhjetë ditë më parë nisi e ashtuquajtura Liga a Anamoravës, ligë rajonale e FSS që luhet në shtetin e Kosovës, ndërsa është ilegale, pasi që FFK është organizatore e vetme e garave në Kosovë! FFK reagoi për këtë, ndërsa Policia e Kosovës mori vendim të ndalë garat ilegale sportive në Kosovë. Xhiroja e dytë e kësaj lige nuk u luajt fare. Për më tepër, FSS ka edhe një Federatë të quajtur Federata e Futbollit të Kosovës dhe Metohisë, që është pjesë përbërëse e FSS-së. FFKM, funksionon ilegalisht në shtetin e Kosovës.

Për ata që nuk e dinë, Dzajic në muajin e kaluar u zgjodh kreu i FSS-së, ndërsa kundërkandidati i tij i paraparë për zgjedhje, Nemanja Vidic nuk mori pjesë fare në ato, duke thënë se fituesi është “i kurdisur” dhe se pjesëmarrja në to do të ishte e kotë. “Fatkeqësisht më është bërë e ditur që të mundësia për tu bërë kryetar i FSS nuk do të më ipet. Prandaj dëshiroj t’ju them se po e tërheqi kandidaturën për zgjedhjet e kryetarit të FSS-së,” kishte thënë Vidic.

Ministri Çeku në anën tjetër u ka bërë thirrje të gjitha klubeve sportive të bëhen pjesë e sistemit legjitim sportiv të Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga