TRE FITORE ME RADHË TË PEJANËVE
Seria më e mirë e Besës
18 November, 2015 @23:09
Besa e drejtuar nga Arbnor Morina përveç se ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës sot si mysafir, mund të krenohet edhe me faktin që futbollistët dhe ekipi në përgjithësi, kanë kapur formën më të mirë të stinorit.
Me këtë, Besa ka shënuar tre fitore me radhë në Superligë, ku një gjë të tillë nuk kanë arritur ta bëjnë pejanët që nga fillimi i këtij stinori.
Besa kishte mposhtur Vushtrrinë 0-1, 2 xhiro më parë, pastaj kaloi Trepçën’89 1-0 në xhiron që shkoi dhe sot mposhti edhe Prishtinën për të kompletuar rrjedhën më të mirë të stinorit për ta deri tash.
E karakteristika e kësaj serie është se të gjitha ndeshjet janë të fituara me rezultat minimal dhe atë identik, 1-0.
A do të arrijë të vazhdojë Besa këtë formë, mbetet të shihet në xhiron e radhës kur e pret Dritën në Pejë.
Me 9 pikët e fundit, Besa renditet në pozitën e gjashtë të tabelës duke mbledhë 23 pikë, vetëm 6 pikë më pak se lideri, Ferronikeli. Përndryshe serinë më të mirë të fitoreve radhazi në Superligë në këtë stinor e ka Ferronikeli, me 4 fitore të njëpasnjëshme.