Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHEVDET SHABANI

Shabanit tregon përpjekjet e mëparshme të Prishtinës për ta transferuar atë

Shabanit tregon përpjekjet e mëparshme të Prishtinës për ta transferuar atë


12 June, 2021 @18:08

Ylli i skuadrës së Dritës tanimë do të shëndrit në skuadrën e tij të re, në Prishtinë.

Ish lojtari më i mirë i Kosovës, Xhevdet Shabani, ka nënshkruar kontratë me bardhekaltërit, për t’i ndihmuar në rrugëtimin e tyre në garat ndërkombëtare, si dhe në synimin në kampionat që është mbrojtja e titullit.

Shabani, apo siç njihet ndryshe, “Rrapa”, pas zyrtarizimit të transferimit të tij tha se ndjehet i motivuar që iu bashkua Prishtinës, skuadër kjo me të cilën ka negociuar edhe më parë.

“Erdhi momenti që edhe unë të jem pjesë e Prishtinës, me gjithë shumë bisedave që kishim në të kaluarën. Pas bisedave me Dritën dhe dëshirës së tyre për rifreskim skuadre, më nuk kisha dilema, ftesa e parë që erdhi nga kryeqyteti i ndjeva se tani më ishte përcaktuar fati”, tha Shabani për faqen e skuadrës.

“Ndjehem shumë i motivuar që jam pjesë e skuadrës, do të bëjë përpjekje maksimale për të ndihmuar bashkëlojtarët për të arritur objektivat e klubit. Do të bëjë të pamundurën që skuadra të përsëris sërish suksesin e titullit të kampionit. E thash, ne disa herë kemi folur me Prishtinën në të kaluarën, por s’ishte fat. E ndjej se tani është momenti, dua të bëjmë histori me këtë grup të jashtëzakonshëm futbollistësh. Dua të lë gjurmë te Prishtina”, përfundoi ai.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga