MESFUSHORI I RI KUQEZI
Shala, me dy gola sonte
25 September, 2014 @22:34
Herolind Shala, lojtari i ri i kuqezinjëve, ka shënuar dygolësh sonte për ekipin e tij Odd në fitore ndaj Sarpsborgut 5-2.
Shala, që morri për herë të parë ftesë nga Gianni De Biasi për ndeshjen kualfikuese ndaj Portugalisë, ka shënuar një gol nga penalltia ndërsa më vonë shënoi edhe një tjetër për fitoren e ekipit të tij.
Shala 22 vjeç është i lindur dhe i rritur në Norvegji dhe pas disa ndeshjeve të zhvilluara për Shqipërinë U-21, ai ka arritur që të dalë te ekipi senior.
Forma e mirë e tij që po kalon në Norvegji (8 gola të shënuara deri më tani), mund të jetë edhe një indikator që ai të fitojë rastin për të debutuar te kuqezinjtë që në ndeshjen e radhës ndaj Danimarkës ose edhe ndaj Serbisë.
Ekipi i Herolindit, Odd, është aktualisht në vend të dytë të elitës norvegjeze pas Moldes.