Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË KROACI

Sherif Kallaku asiston, Indrit Tuci shënon

Foto: NKLokomotivaZagreb/fb

Sherif Kallaku asiston, Indrit Tuci shënon


29 November, 2020 @0:00

Sulmuesi i ri i Shqipërisë, Indrit Tuci, ka shënuar sot gol në barazimin e ekipit të tij Lokomotiva Zagreb ndaj HNK Goricas në përballjen që përfundoi 1-1 [Lovric 13p - Tuci 50].

Futbollisti i shpresave kuqezi, Tuci 20-vjeçar, pasi që shënoi golin e barazimit për ekipin e tij festoi duke bërë shqiponjën me duar, derisa Lokomotiva kapi një pikë nga ndeshja.

Për të qenë gjërat edhe më bukur, golit të Tucit asist i dha reprezentuesi senior i kuqezinjëve që te Lokomotiva arriti nga Teuta e Durrësit, Sherif Kallaku.

Ky ka qenë goli i dytë i lezhjanit këtë stinor në elitën e futbollit kroat, HNL, derisa nga 13 xhiro të zhvilluara, Tuci ka qenë 10 herë startues për zagrebasit, duke marrë pjesë në 12 lojë.


 
Të gjitha lajmet nga International