Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CLIPPERS

Shijuan fitoren si shikues!

REUTERS/Kevin Kolczynski

Shijuan fitoren si shikues!


7 February, 2013 @4:49

Los Angeles Clippers, fitoi pa disa yje, por kundërshtari ishte Orlando Magic që e regjistroi humbjen e 11-të me radhë. Megjithatë fitorja gjithmonë ka vlerë të madhe, në këtë periudhë të vështirë të Clippersave. E ky triumf mund të sjellë motivimin në skuadër.

Në këtë ndeshje lojtarët e trajnerit Vinny Del Negro, nuk e vërejtën fort mungesën e yje, sepse kundërshtari ishte në formë katastrofale, ndeshja përfundoi me rezultat 86-76 në favor të mysafirëve.

Rol të rëndësishëm në fitore luajti, Eric Bledsoe i cili shkëlqeu me 27 pikë, ku u ndihmua edhe nga DeAndre Jordan me 13 pikë e 14 kërcime. 

Ndërsa tek vendasit u mundua Jameer Nelson me 18 pikë, por nuk mjaftoi.

Clippers ka bilanc prej 35 fitoreve e 16 humbjeve, ndërsa Orlando Magic pas largimit të Dwight Howardit, nuk u kthjellë që nga fillimi i stinorit, duke arritur të fitojë vetëm 14 ndeshje, ndërsa kanë 35 humbje dhe kjo e fundit ishte humbja e njëmbëdhjetë me radhë.



FAKT:

1 Eric Bladsoe i cili zëvendësoi Chris Paulin në këtë ndeshje shënoi rekordin e pikëve në karrierën e tij.

 
Të gjitha lajmet nga