WOLFSBURG

REUTERS/Ina Fassbender
Shkarkohet Magath
25 October, 2012 @12:51
Pas 8 javëve të para në Bundesligë, skuadra e Wolfsburgut, e cila gjendet në pozitën e fundit në tabelë, ka shkarkuar trajnerin Felix Magath.
Wolfsburg është skuadra e cila ka arritur rezultatet më të dobëta deri më tani. Në krye me trajnerin Magath, kjo skuadër ka arritur që të shënoj vetëm dy gola në 8 ndeshje.
Magath në krye të Wolfsburgut ka qenë që nga muaji mars i vitit 2011. Ai edhe më parë ka drejtuar këtë skuadër gjatë viteve 2007-2009, ku në atë kohë Wolfsburgu e kishte përjetuar titullin e parë të kampionit në histori të klubit.
Në skuadrën e Wolfsburgut luan edhe futbollisti shqiptar nga Tetova Ferhan Hasani, i cili javë më parë kishte debutuar duke fituar besimin e trajnerit gjerman.