PRISHTINA - BESA
Shkëlqen Oto John, Prishtina “thyen” Besën
17 October, 2020 @15:55
Pas pushimit të kombëtareve, Prishtina duket më në formë.
Skuadra e drejtuar nga Zekerija Ramadani nuk dinte për fitore që nga xhiroja e parë, kur e kishte mposhtur Drenicën, ndërsa fitorja e dytë sezonale erdhi sot në takimin e luajtur ndaj Besës.
Ndeshja e luajtur sot në “Fadil Vokrri” në fund u mbyll me rezultat 4-0 (Oto John 3’ 24’ 60’, Mërgim Pefqeli 72’).
Në super-formë sot ishte sulmuesi Oto John, që shënoi plot tri herë, kurse golin e fundit për ta kompletuar “pokerin” e skuadrës e shënoi mesfushori Mërgim Pefqeli.
Fitorja e shënuar sot e ngritë Prishtinën në kuotën e 8 pikëve, kurse Besa mbetet me 3.