Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BLEDI SHKËMBI

Shkëmbi: Kemi pasur tension gjatë gjithë lojës

Shkëmbi: Kemi pasur tension gjatë gjithë lojës


28 February, 2021 @15:50

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, pas humbjes me rezultat minimal 1-0 ndaj Llapit, tha se fajtori kryesor i kësaj humbjeje ishte mos menaxhimi në mënyrë të duhur të nervave tek ekipi i tij.

RAPORTI NDESHJES

“Patëm paraqitje të dobët. Kemi pasur tension gjatë gjithë lojës. Nuk kemi pasur qetësinë e duhur për të luajtur ashtu si jemi stërvitur. Do të mundohemi të menaxhojmë më mirë nervat dhe momentet e lojës. Patjetër që Llapi e meritoi fitoren dhe arriti të shënojë një gol prej gabimit tonë, por siç thatë edhe ju sidomos në fazën sulmuese nuk kemi bërë edhe aq”, tha Shkëmbi.

Trajneri nga Shqipëria tutje tha se do të punojnë për t’u përmirësuar në ndeshjet e ardhshme, ndërsa për t’u bërë kampion duhet kuptuar se duhet të luftojnë të gjithë lojtarët deri në fund.

“Pa hequr meritat e kundërshtarit, mendoj që patëm probleme pikërisht për atë qetësinë që duhet kishim në fazën sulmues. Do të kemi ndeshje të tjera, duhet të vazhdojmë dhe të stërvitemi dhe të qartësojmë se cfarë duhet të bëjmë gjatë lojë. Të gjithë duhet të japin maksimumin, ndërsa ndoshta disa lojtarë ende nuk e kanë kuptuar se pa luftuar nuk mund të dalësh kampion”, përfunoi ai.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga