Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FT: LLAPI - BALLKANI

Llapi e rrëzon Ballkanin nga kreu

Llapi e rrëzon Ballkanin nga kreu


28 February, 2021 @15:25

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në shtëpi duke e mposhtur tashmë ish liderin e radhitjes tabelare, Ballkanin.

Ekipi i Tahir Batatinës fitoi me rezultat minimal 1-0, duke e rrëzuar kështu Ballkanin nga kreu i tabelës.

Edon Sadriu ishte heroi i ndeshjes pasi shënoi golin e vetëm në minutën 69’ me një prekje të saktë nga krosimi që i erdhi nga e djathta.

Vendasit ishin të hendikepuar nga minuta 61’ pasi portieri Marijan Coric u ndëshkua me karton të kuq, derisa numrat në fushë u barazuan përsëri në minutën 87’ kur edhe Mevlan Zeka i Ballkanit u ndëshkua me karton të kuq pas kartonit të dytë të verdhë.

TABELA AKTUALE

Kjo është fitorja e tetë e Llapit në Superligë, derisa Ballkani pësoi humbjen e pestë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga