Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BLEDI SHKËMBI

Shkëmbi: Me rëndësi ishin 3 pikët

Shkëmbi: Me rëndësi ishin 3 pikët


18 April, 2021 @17:22

Skuadra e Ballkanit sot shënoi një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim, duke e mposhtur në Drenas skuadrën e fortë të Feronikelit.

Suharekasit fituan me rezultat 0-2, megjithëse kishin raste të shumta të humbura gjatë ndeshjes.

RAPORTI I NDESHJES

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, dha komentet e tij pas ndeshjes, ku tha se 3 pikët ishin me rëndësi në këtë ndeshje.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, me 3 pikë shumë të rëndësishme dhe ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Mendoj që patëm edhe fat pasi objektivat tonë me të kundërshtarit janë më të mëdha. Patëm raste të humbura, por në këto ndeshje më e rëndësishmja janë 3 pikët. Cdo ndeshje që kalon nëse gabon, lufta për objektivat që kemi bëhet më e vështirë”, tha Shkëmbi për Art Sport.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga