Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BLEDI SHKËMBI

Shkëmbi: Suksesi arrihet në grup

Shkëmbi: Suksesi arrihet në grup


3 July, 2017 @19:46

Trajneri i ri i Lirisë, Bledi Shkëmbi, sot në stërvitjen e parë me ekipin, i’u drejtua futbollistëve të tij me disa fjalë motivuese.

Ai, bëri të ditur se tashmë do të synoj të jetë një trajner i mirë, sikurse ka qenë më parë lojtar i mirë dhe për këtë gjë ekipi do të stërvitet për t’i fituar ndeshjet.

“Unë kam qenë lojtar i mirë, por kjo kohë tashmë ka mbaruar. Më duhet të jem trajner i mirë, që bashkë me ju si grup, me punë të arrijmë suksesin. Do të bëjmë stërvitje për të fituar ndeshjet dhe jo vetëm sa për t’u stërvitur,” tha fillimisht Shkëmbi.

Më tej, trajneri i bardhezinjëve shtoi se më së miri ai i di hallet e lojtarëve, pasi që vet ai së fundi ka qenë lojtar aktiv.

“Përparësia ime, por edhe e juaja është se unë jam tërhequr vonë nga futbolli dhe loja aktive, kështu që i di më mirë se kush hallet dhe ju kuptoj për çdo gjë. Do të mbështes grupin dhe jo lojtarin, ngase suksesi arrihet në grup,” tha Shkëmbi në fjalimin e tij drejt lojtarëve.


 
Të gjitha lajmet nga