Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMUNIKATA

Shkëndija ndahet me Dallkun

Foto: fcshkendija.com

Shkëndija ndahet me Dallkun


19 June, 2020 @15:07

Mbrojtësi i reprezentacionit të Kosovës, Ardin Dallku, është ndarë me ekipin e tij Shkëndija.

Zyrtarisht njoftimin e ka lëshuar faqja e ekipit tetovar sot, ndërsa ka bërë të ditur se bashkë me kosovarin nga skuadra janë ndarë edhe Samir Fazli, Marjan Radeski dhe Konstadin Çeshmexhiev.

“KF Shkëndija konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me katër futbollistë. Me marrëveshje të dyanshme ndahen rrugët me sulmuesin Samir Fazli, anësorin Marjan Radeski dhe mbrojtësit Ardin Dallku dhe Kostandin Çeshmexhiev,” ka bërë të ditur komunikata e kuqezinjëve të Tetovës lëshuar sot.

Kampioni aktual i Maqedonisë Veriore ka falenderuar lojtarët për kontributin e dhënë derisa bartën fanellën e tyre, duke i uruar suksese në të ardhmen.

“KF Shkëndija falënderon futbollistët e lartëpërmendur për kontributin e dhënë me fanellën kuqezi, duke ju uruar gjithë të mirat për të ardhmen,” ka shkruar kfshkendija.com në fund.

Mbrojtësi 25 vjeç, vëlla i vogël i trajnerit të Prishtinës Armend Dallku, Ardini është ftuar disa herë ndërsa ka hyrë dy herë me fanellën e Kosovës në fushëlojë. Njëherë në miqësore ndaj Letonisë [4-3] dhe në Ligë të Kombeve ndaj Ishujve Faroe [1-1]


 
Të gjitha lajmet nga International