Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NUHIU DHE SHKËNDIJA, NDAHEN!

Shkëndija ndërpren bashkëpunimin me Ardian Nuhiun

Shkëndija ndërpren bashkëpunimin me Ardian Nuhiun


12 December, 2023 @14:03

Skuadra tetovare, Shkëndija, ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e saj Ardian Nuhiu. Ky i fundit, që me sukses kishte udhëhequr Dritën në Superligë të Kosovës, ka rënë dakord me zyrtarët e klubit që me marrëveshje të dyanshme të ndajnë rrugët.

“Klubi i Futbollit Shkëndija përmes kësaj komunikate njofton opinionin publik se, pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe dialogut të hapur, ka arritur në një marrëveshje të dyanshme për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ardian Nuhiu.

Ndajmë këtë vendim me bindjen se, në këtë moment, e rëndësishme është të bëhen ndryshime që do të sjellin një frymë të re dhe një drejtim të ri për ekipin tonë. Jemi mirënjohës ndaj trajnerit Nuhiu dhe stafit të tij për kontributin e dhënë për sakohë ishin pjesë e jona, duke u uruar suksese në të ardhmen e tyre profesionale.” - ka shkruar njoftimi i KF Shkëndijës sot.

Shkupjani 45-vjeçar mori drejtimin e Shkëndijës në fillim të stinorit, ndërsa ka licencën PRO të UEFA-së. Ai u emërua si trajner Shkëndijës më 5 qershor të këtij viti.

Aktualisht Shkëndija në elitën e futbollit të Maqedonisë Veriore është e treta në renditje, ku pas 18 ndeshjeve ka 35 pikë, katër më pak sesa liderja Struga.


 
Të gjitha lajmet nga International