LARGIMI I RADHËS
Shkon edhe Latifi
26 August, 2016 @14:41
Skuadra kampione e Shqipërisë, Skënderbeu, mund të mbetet edhe pa krahun këmbëshpejtë të sulmit, Liridon Latifi.
Sipas mediave tiranase, futbollisti në fjalë po kërkohet nga Terek Grozny i Rusisë, aty ku tashmë kanë nisur stinorin Bekim Balaj dhe Odise Roshi.
Ndërsa, pas interesimit të Skënderbeut për transferimin e Emiliano Vilës, tashmë largimi i Latifit është vetëm çështje ditës, ka shkruar Panorama sot.
Më parë, Skënderbeut iu largua edhe Bernard Berisha, që shkoi te ekipi Anzhi, gjithashtu në Rusi.
Latifi, pjesë e kombëtares U-21, ka nisur karrierën te Prishtina.