Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKUPI - LINCOLN

Shkupi e nis mbarë, kualifikimi thuajse i siguruar

Shkupi e nis mbarë, kualifikimi thuajse i siguruar


5 July, 2022 @23:28

Futbollistët e kampionit të Maqedonisë Veriore, Shkupi, veçse kanë filluar të mendojnë për kundërshtarin e radhës në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve, pasi që me fitoren e sontme të realizuar në Shkup, thuajse kanë eliminuar Lincoln Red Impsin e Gjibraltarit nga gara.

Shkupjanët të drejtuar nga maqedonasi Goce Sedloski kanë shënuar fitore me rezultat bindës, Shkupi 3-0 Lincoln [Mamadou Danfa 11, Sunday Adetunji 29, Scott Wiseman 62ag.] për të udhëtuar me shpresa të mëdha javën që vjen në Gjibraltar.

Befasia duhet të jetë e madhe nga Lincoln për të bërë diçka në ndeshjen e kthimit, ndërsa Shvercerat luajtën prej minutës së 54 të ndeshjes me 10 lojtarë, pasi që gjeorgjiani Gagi Margvelashvili mori të verdhën e dytë!

Gjithesi dominimi i shkupjanëve u vërejt, ndërsa golat e shpejtë të shënuar nga dyshja afrikane e sulmit thuajse kreu punë menjëherë, pasi që pas golit të senegalezit Danfa, ka qenë nigeriani Sunday që shënoi për 2-0, e në pjesë të dytë një autogol, 3-0, veçse lehtësoi punën e vendasve për të qenë javën tjetër në pikën më të ulët evropiane, duke menduar kundërshtarin e radhës, Dinamo Zagreb.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League