Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAJON

Shkupi - kampion i Maqedonisë Veriore!

Shkupi - kampion i Maqedonisë Veriore!


24 April, 2022 @1:48

Skuadra e Shkupit është bërë kampione e Maqedonisë së Veriut me triumfin e sotëm të shënuar në shtëpi ndaj Renovës 2-0 [Sunday 81, Queven 90+].

Duke pasur 13 pikë më shumë sesa ndjekësi i parë Akademija Pandev, katër xhiro para fundit të stinorit, për ekipin e drejtuar nga Goce Sedloski nuk ka më dilema, derisa e gjithë pjesa e Cairit në qytet të Shkupit ka festuar me tifozërinë e zjarrtë Shvercerat.

Për klubin ky është titulli i parë që prej vitit 2001, ndërsa me këtë triumf shkupjanët kanë ndërprerë serinë prej tre titujve të fundit, që i merrte Shkëndija e Tetovës.


 
Të gjitha lajmet nga International