KAMPIONATI BOTËROR I KLUBEVE
Shorti i Botërorit të Klubeve
24 September, 2015 @17:49
Kampionia e Europës, Barcelona dhe ajo e Amerikës Jugore, River Plate, kanë mësuar rivalët potencialë për gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror të Klubeve që këtë vit mbahet në Japoni.
Barcelona do të luaj në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes kampioni i Amerikës së Mesme dhe - kampioni i Azisë.
Ndërsa River Plate do të takohet në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes Oakland City - kampioni i Afrikës.
Përballjet për Kampionatin Botëror të Klubeve fillojnë më 10 dhjetor, ndërsa finalja zhvillohet pas 10 ditëve në Yokohama.
Vitin e kaluar në këtë garë triumfoi Real Madridi, duke e mposhtur në finale San Lorenzon 2-0.