Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHORTI I LIGËS SË KONFERENCËS | PLAY OFF

Shorti i Ligës së Konferencës, Lazioja ndeshet me Clujin!

Shorti i Ligës së Konferencës, Lazioja ndeshet me Clujin!


7 November, 2022 @16:45

Skuadra e Clujit, që ishte në një grup me Ballkanin e Suharekës në kuadër të Ligës së Konferencës, do të ndeshet me Lazion në raundin e parë eliminator të garës, pas fazës grupore.

Në short kanë qenë të gjitha vendet e dyta nga faza grupore e Ligës së Konferencës, si dhe vendet e treta nga grupet e Europa Ligës. Skuadrat që përfunduan të parat në grupe të Ligës së Konferencës, kalojnë në raundin tjetër direkt.

SHORTI I LIGËS SË KONFERENCËS:

Qarabag (AZE) - Gent (BEL)
Trabzonspor (TUR) - Basel (SUI)
Lazio (ITA) - Cluj (ROM)
Bodo/Glimt (NOR) - Lech Poznan (POL)
Braga (POR) - Fiorentina (ITA)
AEK Larnaca (CYP) - Dnipro-1 (UKR)
Sheriff Tiraspol (MDA) - Partizan (SRB)
Ludoogorets (BUL) - Anderlecht (BEL).

Këto ndeshje do të luhen më 16 shkurt dhe ndeshjet e kthimit më 23 shkurt. 

Fituesit e këtyre ndeshjeve do të hynë në short me fituesit e grupeve të Ligës së Konferencës, e që janë: AZ Alkmaar (NED), Djurgarden (SWE), Istanbul Basaksehir (TUR), Nice (FRA), Sivasspor (TUR), Slovan Bratislava (SVK), Villarreal (ESP) dhe West Ham (ENG).

 


 
Të gjitha lajmet nga Conference League