DIREKT

Shorti i TOP 16 në UEFA Champions League
14 December, 2020 @11:57
Në ora 12:00 hidhet shorti i fazës eliminatore të Champions League 2020/21, ndërsa ekipet janë të ndara në dy vazo, fituesit e grupeve dhe vendet e dyta.
Rregullat që vlejnë në këtë fazë të shortit janë: ekipet që kanë qenë në të njëjtin grup nuk bën të bien përballë njëra-tjetrës, ekipet nga shtetet e njëjta nuk mund të bien përballë njëra-tjetrës si dhe vendas në ndeshjen e parë është ekipi që vjen nga vazoja e vendeve të dyta.
SHORTI DIREKT, KËTU:
TOP 16:
1. Borussia Monchengladbach (GER) - Manchester City (ENG)
2. Lazio (ITA) - Bayern Munchen (GER)
3. Atletico Madrid (ESP) - Chelsea (ENG)
4. Leipzig (GER) - Liverpool (ENG)
5. Porto (POR) - Juventus (ITA)
6. Barcelona (ESP) - Paris St Germain (FRA)
7. Sevilla (ESP) - Borussia Dortmund (GER)
8. Atalanta (ITA) - Real Madrid (ESP)
Ndeshjet e para janë paraparë të luhen më 16-17 shkurt dhe më 23-24 shkurt 2021, ndërsa ato të kthimit më 9-10 mars dhe 16-17 mars 2021.
Finalja është paraparë të zhvillohet më 29 maj 2021 në stadiumin Ataturk të Stambollit.
(rifreskoni faqen për të përcjellë çiftet e shortuara, direkt)