Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

QATAR 2022

Shorti për “Katar 2022”, datat, ndarja në vazo, orari

Shorti për “Katar 2022”, datat, ndarja në vazo, orari


31 March, 2022 @11:29

Ka mbetur edhe një ditë, për tu përcaktuar se kush kë do ta ketë kundërshtar në grupe, për të shpresuar për më shumë në Kampionatin Botëror që organizohet këtë vit në Katar të Azisë.

“Katari 2022” tashmë ka siguruar emrat e 29 nga 32 pjesëmarrës, derisa kanë mbetur edhe disa ndeshje për tu përcaktuar tre fituesit e biletave të fundit për ngjarjen më të madhe sportive në botë.

Më 1 prill 2022, në ora 19:00, në një ngjarje gala në Doha të Katarit do të hidhet shorti për të përcaktuar se kush me kë do të përballet në fazën grupore, ndërsa 32 skuadrat (bashkë me tre që do të sigurojnë biletën) do të ndahen nga katër ekipe në tetë grupe.

Rrugëtimi pastaj do të vazhdojë drejt finales, ku nga secili grup do të kualifikohen dy të parat, dhe do të ndeshen në të tetën e finales sipas radhës: I pari i grupit A me të dytin e grupit B, i pari i grupit B me të dytin e grupit A, duke vazhduar C-D, E-F dhe G-H.

Një ditë para shortit, tashmë dihen edhe pjesëmarrësit sipas vazove, ku nga secila vazo një ekip futet në grup, për të bërë grupin me katër pjesëmarrës.

Sa i përket orarit të ndeshjeve që përgjithësisht dihet, faza grupore e dueleve do të nis më 21 nëntor dhe do të vazhdojë deri më 2 dhjetor 2022.

E teta e finales nis më 3 dhe vazhdon deri më 6 dhjetor.

Çerekfinalet luhen më 9 dhe 10 dhjetor, ndërsa gjysmëfinalet më 13 e 14 dhjetor.

Finalja e madhe luhet një ditë pas ndeshjes për vendin e tretë, kjo e fundit më 17 dhjetor. Ndërsa fituesi i Kupës së Botës nga “Katari 2022” do të ngris trofeun në mbrëmjen e 18 dhjetorit 2022.

Me formën aktuale të përllogaritur, sipas bastoreve botërore, Brazili shihet favorit për të fituar trofeun, ndërsa pas tyre janë renditur Franca dhe Anglia.

Franca është mbrojtëse e trofeut, të cilën e fitoi në “Rusia 2018” duke e mposhtur Kroacinë në finale. Ndërsa Brazili është rekord-kampion i Botës, me 5 trofe të fituar.



VAZOT PARA SHORTIT:

VAZO 1: VAZO 2: VAZO 3 VAZO 4
Katari, Belgjika, Brazili, Franca, Argjentina, Anglia, Spanja, Portugalia.
Danimarka, Holanda, Gjermania, Meksika, SHBA, Zvicra, Kroacia, Uruguaji.
Senegali, Irani, Japonia, Maroku, Serbia, Polonia, Korea Jugore, Tunisi.
Australia/EBA/Peru, Zelanda e Re/Kosta Rika, Ukraina/Skocia/Uellsi, Arabia Saudite, Ekuadori, Gana, Kameruni, Kanadaja.

 
Të gjitha lajmet nga