KUKËSI
Shpresa vdes e fundit
6 August, 2015 @9:47
I dërrmuar pas humbjes 3-0 në tavolinë ndaj Legias, ekipi i Kukësit do të tentojë të pamundurën për të arritur Play-Offin e Europa League sonte - edhe pse kjo punë është diçka si e Sizifit sonte.
Sidoqoftë, derisa shpresa vdes e fundit, verilindorët do të dalin në stadiumin e Varshavës për të kërkuar Play-Offin.
Ndeshja e parë Kukësi-Legia ishte ndërprerë pranë rezultatit 1-2 për polakët, pasi që një mjet kishte qëlluar në kokë lojtarin e mysafirëve.
Kjo çoi në ndërprerje të ndeshjes, ndërsa më vonë UEFA dënoi Kukësin me të holla, dy ndeshje moslojë si vendas me tifozë dhe humbje me rezultat zyrtar, 3-0.