U21
Shpresat mposhten nga Greqia
2 September, 2016 @18:55
Kombëtarja U21 e Shqipërisë, ka pësuar humbje në ndeshjen me Greqinë U21, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian.
Kuqezinjtë ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e Liridon Latifit, mirëpo kartoni i kuq i Silvester Shkallës, e la Shqipërinë me një lojtar më pak, gjë të cilën e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë skuadra kundërshtare.
Grekët së pari kaluan në epërsi me golin e Ioannidis në minutën 44’ nga penalltia, ndërsa në minutën 90’ e shënuan edhe golin e fitores me anë të rezervistit, Tsilianidis.
Kjo humbje i zvogëlon gjasat e Shqipërisë për të arritur Play Offin, megjithëse ende gjendet në pozitën e dytë, por me ndeshje më shumë të zhvilluara se sa kundërshtarët e tjerë në grup.