TE KOSOVA
Koha për relaks afër liqenit
2 September, 2016 @18:38
Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës pas stërvitjes së parë në mëngjesin e sotëm dhe analizës së kundërshtarit, pasditen e kanë shfrytëzuar për shoqërim me njëri-tjetrin.
Kjo mund të shihet edhe në fotografitë e postuara në rrjete sociale, ku Valon Berisha ka postuar një selfie me Sinan Bytyqin (të dy këta të ardhur së fundi, pas pranimit të Kosovës në FIFA e UEFA).
Gjithashtu, edhe Valmir Sulejmani është parë në një selfie tjetër me Milot Rashicën.
Seancat stërvitore të Kosovës do të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa më 5 shtator Kosova në Veritas stadium debuton në kualifikime ndaj Finlandës.