FANELLAT NË SHITJE
Takim me lojtarë dhe 30% zbritje nga FSHF
Teksti: FSHF
2 September, 2016 @10:08
Të shtunën në mesditë, në orën 12.00, trajneri Gianni De Biasi dhe disa futbollistë të skuadrës kombëtare të Shqipërisë do të jenë të pranishëm tek dyqani i FSHF, i cili ndodhet në fundin e rrugës “Themistokli Gërmenji” në kryqëzim me rrugën e “Elbasanit” (përballë Ambasadës Amerikane).
Futbollistët kuqezinj dhe trajneri do të jenë të pranishëm për një takim me tifozët në këtë pikë shitjeje e cila prej disa kohësh ofron nje gamë të gjerë artikujsh të zyrtarë (merchandising) për të gjithë tifozët , përveç natyrisht bluzave dhe veshjeve të ndryshme të Kombëtares. Të shtunën këta tifozë, do të kenë mundësinë për të takuar disa nga idhujt e tyre, për të bërë foto apo për të marrë autografë prej tyre.
Me këtë rast, Federata Shqiptare e Futbollit, ka vendosur që gjatë gjithë ditës së shtunë, bluza e skuadrës kombëtare do të shitet me 30 % zbritje nga vlera e saj reale.