JAHMIR HYKA
U rikthye si startues
1 September, 2016 @10:34
Mesfushori Jahmir Hyka dje iu rikthye kuqezinjëve pas disa viteve mungesë aty.
Bile, ai fitoi besimin e Gianni De Biasit që në miqësoren e mbrëmshme ndaj Marokos të nis si startues.
“Ka qenë pak vështirë për mua, pasi që nuk kam qenë pjesë e ekipit për një kohë të gjatë. Kisha pak emocione. Besoj që duhet t’i provojë disa pozita ofanzive, pasi që trajneri më tha ashtu. Unë do t’i provojë të gjitha. Të gjithë më kanë pritur mirë,” ka thënë ndër të tjera Hyka, që luajti 60 minuta në përballjen ndaj Marokos, që përfundoi pa gola 0-0.
Hyka është 28 vjeç, vjen nga Tirana, ndërsa është lojtar i Luzernit në Superligën zvicerane. Hyka herën e fundit në formacion të Shqipërisë ka qenë më 5 mars 2014, kur Shqipëria mposhti Maltën 2-0 në miqësore.
Shqipëria më 5 shtator pret IRJ-Maqedoninë në Shkodër, në duelin e parë kualifikues për Rusia 2018.