KOSOVA
Rrugës për Finlandë
1 September, 2016 @14:17
Përfaqësuesja e Kosovës është nisur sot për në Finlandë ku do të qëndrojë për 5 ditë deri në ndeshjen e parë zyrtare kualifikuese për Botëror, ndaj Finlandës.
Milot Rashica ka postuar këtë fotografi në llogarinë e tij me mesazhin “me kushën, rrugës për Finlandë, Forca Kosova!” Bashkë me Rashicën është edhe kapiteni i përfaqësueses, portieri Samir Ujkani.
Dyshja në fjalë janë të ftuar nga Albert Bunjaki për këtë ndeshje, por ende nuk janë zyrtarizuar me të drejtë loje nga FIFA. E kjo pritet të ndodh më së largu deri më 4 shtator, një ditë para ndeshjes.