PENSIONOHET CANA
Cana zyrtarizon fjalët e De Biasit
1 September, 2016 @13:15
Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i ka dhënë fund karrierës së tij me kombëtaren shqiptare edhe zyrtarisht sot.
Ditë më parë, Gianni De Biasi, ka thënë se për herë të parë në karrierën e tij si përzgjedhës i kombëtares po e mbledh ekipin pa Canën, duke e lëvduar atë.
“Mendoj se është koha e duhur për të thënë ndal. Jam krenar që kam prezentuar kombëtaren gjatë gjithë karrierës sime,” ka thënë ndër të tjera, Lorik Cana, në një shkrim të tijin të botuar në rrjete sociale.
Cana ka veshur 93 herë në karrierë të tijën fanellën kuqezi, duke u bërë edhe rekorder në këtë drejtim.