MIQËSORE
Franca mposht kundërshtarin e Shqipërisë
1 September, 2016 @22:59
Në miqësoren e luksit mes Francës e Italisë që u zhvillua në qytetin e Barit, fituese doli skuadra mysafire, me takimin që u mbyll me shifrat 1-3.
Goli i parë për francezët u shënua nga Anthony Martial, ndërsa më pas shënuan edhe Olivier Giroud e Layving Kurzawa, ndërsa paraqitje fenomenale zhvilloi edhe Paul Pogba me 2 asistime. Golin e vetëm për Italinë që është edhe kundërshtari i Shqipërisë në kualifikimet drejt Botërorit “Rusi 2018” e shënoi Graziano Pelle në minutën e 21’.
Përveç Italisë, Shqipëria në grupin e eliminatoreve drejt Botërorit e ka edhe Spanjën, Maqedoninë, Izraelin dhe Lihtenshtajnin.