Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRIA U21 1-5 SHQIPERIA U21

Shpresat shqipe brilante ndaj austriakëve

Foto: FSHF

Shpresat shqipe brilante ndaj austriakëve


4 September, 2020 @20:42

Kombëtarja U21 e Shqipërisë ka shkëlqyer në përballjen e sotme ndaj Austrisë U21 duke i demoluar në Keine Sorgen Arena për t’ua kthyer borxhin në të njëjtën mënyrë me fitore 1-5.

Austria - Shqipëria 1-5 [Wolf 83p - Kallaku 16, Tuci 26, Muci 64, 87, Selmani 89].

Golat e hershëm të shënuar nga Sherif Kallaku dhe Indrit Tuci i dhanë krahë kuqezinjëve të drejtuar nga Alban Bushi, që më pas menaxhuan shkëlqyeshëm ndeshjen për të shkuar te fitorja e thellë dhe për të dalë në pozitë të tretë të renditjes tabelare të grupit kualifikues për EURO 2021.

Kjo është fitorja e dytë e Shqipërisë U21 në Grupin 3, ndërsa në total ekipi i Bushit ka kapur 8 pikë dhe tashmë ka gjasa reale të luftojë për vend të dytë në renditje.

Albania U21

Kujtojmë, në Shqipëri, U21-shat kishin humbur 0-4 nga bashkëmoshatarët austriak në shtator të vitit të kaluar në përballjen e luajtur në Niko Dovana të Durrësit.


 
Të gjitha lajmet nga