SHQIPËRI - ANGLI

Shqipëri - Angli. Reja me plot ndryshime në formacion
28 March, 2021 @13:37
Pak orë para ndeshjes Shqipëri - Angli, mediumi i njohur shqiptar, Panorama, ka bërë të ditur që sonte përzgjedhësi Edoardo Reja ndeshjen do ta startojë shumë me ndryshe sesa ndaj Andorrës.
Përveç Marash Kumbullës, që do të mungojë për shkak të lëndimit, startues pritet të mos jenë as Lenjani, Memushaj, Cikalleshi e Manaj. Të gjitha këta startuan ndaj Andorrës 3 ditë më parë.
Më tutje, Panorama shkruan që Shqipëria sonte pritet të luajë me formacionin 5-4-1.
11-shja e Shqipërisë sonte pritet të jetë kështu: Berisha; Doka, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Hysaj; Bare, Laçi, Uzuni, Kamberi; Broja.