KOMBËTARJA SHQIPTARE
Shqipëri-Maqedoni, duelet e deritashme
25 August, 2016 @15:48
Në ndeshjen e parë kualifikuese drejt Botërorit “Rusi 2018”, Shqipëria luan më 5 shtator ndaj Maqedonisë në kuadër të Grupit G, grup në të cilin ndodhen edhe Spanja, Italia, Izraeli dhe Lihtenshtajni.
Deri më tani, këto përfaqësuese janë takuar mes vete 8 herë, ndërsa bilanc më të mirë në këto takime kanë maqedonët. Maqedonia ka fituar 4 herë, Shqipëria 1 herë, ndërsa 3 ndeshje kanë përfunduar me barazim. Vlen të përmendet që të gjitha takimet e luajtura kanë qenë miqësore, ndërsa ndeshja e 5 shtatorit do të jetë e para zyrtare mes tyre.
Në këto takime, Kombëtarja Shqiptare ka shënuar 4 gola, ndërsa ka pësuar 10.
Lista e ndeshjeve të deritashme mes dy shteteve:
14 maj 1994: Maqedoni 5-1 Shqipëri
10 shkurt 1999: Shqipëri 2-0 Maqedoni
24 prill 2000: Maqedoni 1-0 Shqipëri
5 janar 2002: Shqipëri 0-0 Maqedoni
20 gusht 2003: Maqedoni 3-1 Shqipëri
7 shkurt 2007: Shqipëri 0-1 Maqedoni
17 nëntor 2010: Shqipëri 0-0 Maqedoni
15 nëntor 2011: Maqedoni 0-0 Shqipëri