FIFA RANKING, NËNTOR 2014
Shqipëria bie për 2 pozita
27 November, 2014 @15:43
Shqipëria ka rënë nga pozita e 48-të e renditjes së FIFA-së, në pozitën e 50-të. Dallimi prej muajit tetor në muajin nëntor, ka parë kuqezinjtë e Gianni De Biasit në rënie për dy pozita, sipas tabelës së re të botuar sot nga FIFA.
Barazimi dhe humbja
Shqipëria gjatë këtij muaji kishte dy ndeshje miqësore të zhvilluara, që përfunduan me barazim ndaj Francës dhe humbje ndaj Italisë.
Shkaqet e rënies
Shteti afrikan, Mali, dhe Hungaria kanë bërë ngritje të madhe në TOP 50 duke arritur që të rrëzojnë Shqipërinë mëposhtë. Mali ka përparuar për 9 vende në renditjen mujore të FIFA-së, duke dalë nga vendi i 58-të në atë të 49-të, derisa Hungaria nga pozita 50 ka kërcyer te pozita 44.
TOP 6 nuk ndërron
TOP 6 kombëtaret botërore kanë mbetur pa lëvizur nga vendi, radhazi: Gjermania, Argjentina, Kolumbia, Belgjika, Holanda dhe Brazili.
Anglia e Rumania, përparojnë
Derisa Anglia e Rumania kanë bërë ngritje më të madhe në TOP 20 përfaqësueset botërore. Anglia nga pozita e 20 është ngritur në pozitën 13, ndërsa Rumania nga vendi i 21-të ka dalë në vendin e 15-të.