FAKTE DHE STATISTIKA
Rekorde dhe statistika nga Liga e Kampionëve
27 November, 2014 @11:13
Përveç përballjeve interesante, rekordeve tashmë të njohura si ajo e Lionel Messi dhe sigurimit të kualifikimit për fazën pranverore të Ligës së Kampionëve - me përfundimin e kësaj xhiroje, aty janë regjistruar edhe disa karakteristika tjera interesante, si vijon.
1 - Cristiano Ronaldo ka shënuar më së shumti gola si mysafir në Ligë të Kampionëve, 37.
2 - Real Madrid me fitore ndaj Baselit ka shënuar rrugëtimin më të mirë në histori të veten në kupa europiane, 8 fitore me radhë.
3 - Karim Benzema ka regjistruar më shumë asistime nga të gjithë futbollistët në Ligë të Kampionëve, që nga fillimi i stinorit 2012/13, 10 asistime.
4 - Yaya Sanogo ka shënuar golin e parë për Arsenalin pas 706 minutave paraqitje.
5 - Alexis Sanchez ka shënuar tre gola në pesë paraqitje për Arsenalin në Ligë të Kampionëve. Te Barcelona këtë shifër të golave e ka arritur pas 24 paraqitjeve.
6 - Liverpool me golat e pësuar mbrëmë ka vetëm një ndeshje pa pranuar gol në 10 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.
7 - Goli i mbrëmshëm i Ludogoretsit është goli më i shpejtë i shënuar në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, pas golit të Paolo Maldinit në finalen e vitit 2005 të kësaj gare.
8 - Atletico Madrid ka shënuar më shumë gola në shtëpi sesa çdo skuadër tjetër që nga fillimi i stinorit të kaluar të Ligës së Kampionëve.
9 - Mario Mandzukic, bëhet lojtari i parë i Atletico Madridit që shënon hat-trick në këtë garë prej se ajo quhet Ligë e Kampionëve.
10 - Për herë të parë në histori të Ligës së Kampionëve, katër ekipe gjermane mposhten në xhiron e njejtë.
11 - Luis Suarez ka shënuar golin e parë për Barcelonën në Ligë të Kampionëve.
12 - Lionel Messi ka shënuar rekordin e hat-trickëve në Ligë të Kampionëve, 5.
13 - Lionel Messi ndaj APOEL-it ka regjistruar hat-trickun e parë, të gjitha golat me këmbë të djathtë.
14 - John Terry, bëhet mbrojtësi i katërt që arrin shifrën e dhjetë e më shumë golave të shënuara në Ligë të Kampionëve. (Roberto Carlos 16, Ivan Helguera 15, Christian Panucci 11).
15 - Bayern Munchen është mposhtur për herë të parë pas 19 ndeshjeve në të gjitha garat, pas 15 fitoreve dhe 3 barazimeve.
16 - Sergio Aguero është lojtari i dytë në histori të Ligës së Kampionëve që shënon hat-trick ndaj Bayernit, pas Roy Makaayit të Deportivo La Corunas në vitin 2002.