GOLASHËNUESIT
Lufta e golave, Cristiano vs Messi - vazhdon
27 November, 2014 @0:34
Pasi që të martën mbrëma Lionel Messi theu rekordin e Raul Gonzales për numrin e golave të shënuara në Ligë të Kampionëve, tashmë ai po ndiqet nga Cristiano Ronaldo.
Ylli portugez i Real Madridit, ka shënuar golin e tij të 71-të në 108 ndeshje për tu barazuar me Raul Gonzalesin dhe ka tre gola më pak se Messi, që e ka arritur shifrën e 74 golave në 91 ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Cristiano Ronaldo shënoi golin e vetëm për Real Madridin në fitore ndaj Baselit dhe lufta për golashënuesin historik tashmë do të vazhdojë në mes të dyshes fantastike të futbollit të sotëm.
Cristiano Ronaldo do të tentojë që në ndeshjen e fundit të grupit ndaj Ludogorets të arrijë Messin, derisa ky i fundit pritet të ketë përballje më të vështirë ndaj Paris St Germain.