GRUPI A
Atletico siguron daljen, Juves i duhet edhe një pikë
26 November, 2014 @22:32
Atletico Madrid është treguar i pamëshirshëm ndaj ekipit grek, Olympiacos, në Vicente Calderon sonte.
Rojiblancot kanë demoluar kundërshtarin duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-0 për të siguruar kualifikimin nga grupi një xhiro pa përfunduar faza grupore e Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi kroat, Mario Mandzukic, ka shënuar hat-trickun e parë të tij me ekipin madrilen në Ligë të Kampionëve, derisa në ndeshjen e fundit madrilenët ndeshen me Zonjën e Vjetër nga Torino.
E këta të fundit kanë shfrytëzuar mundësinë në Suedinë e ftohtë për të mposhtur Malmon dhe tashmë në xhiron e fundit kërkojnë një pikë në shtëpi nga Atletico për të siguruar kualifikimin.
Spanjoll Fernando Llorente ka vendosur takimin në Malmo, derisa Carlos Tevez i ka dhënë vulë fitores së Bianconerëve.
Ndeshjet e radhës:
Olympiacos - Malmo | |||
Juventus - Atletico Madrid |
TABELA E GRUPIT A:
1 | Atletico Madrid | 12 pikë | ||
2 | Juventus | 9 pikë | ||
3 | Olympiacos | 6 pikë | ||
4 | Malmo | 3 pikë |