GRUPI H
Bilbao me tre pikë të arta në Donetsk
25 November, 2014 @22:48
Skuadra e Shakhtar Donetskut i ka humbur të gjitha gjasat për të përfunduar fazën grupore në krye të radhitjes tabelare.
Ekipi ukrainas është mposhtur para tifozëve të tij me rezultat minimal nga Athletic Bilbao, që e shënoi fitoren e parë në Ligën e Kampionëve.
Qendërmbrojtësi spanjoll, Mikel San Jose, ishte golashënuesi i vetëm i takimit me golin e tij në minutën 68’ të ndeshjes.
Kjo fitore ishte shumë e mirëseardhur për spanjollët, pasi që tani janë në avantazh në krahasim me ekipin e BATE-s, për të siguruar venin e tretë që dërgon në Europa League.
Porto, lehtë ndaj BATE-s
Skuadra e Portos fitoi me lehtësi ndaj BATE Borisovit, për të siguruar kreun e radhitjes tabelare, pavarësisht se ka mbetur edhe një ndeshje pa u zhvilluar.
Fitoren e Portos e siguruar golat e Hector Herreras (56’), Jackson Martinezit (65’) dhe Cristian Tellos (89’), që të gjitha të shënuara në pjesën e dytë të ndeshjes.
Në ndeshjen e radhës takohen Athletic Bilbao - BATE dhe Porto - Shakhtar.
Ndeshjet e radhës
Athletic Bilbao - BATE Borisov | |||
Porto - Shakhtar |
TABELA E GRUPIT H
1 | Porto | 5 ndeshje | 13 pikë | |
2 | Shakhtar | 5 ndeshje | 8 pikë | |
3 | Athletic Bilbao | 5 ndeshje | 4 pikë | |
4 | BATE | 5 ndeshje | 3 pikë |