GRUPI E
Aguero shpëtimtar i Cityt, mbyt Bayernin
25 November, 2014 @22:51
Ylli argjentinas i Manchester Cityt, Sergio Aguero, edhe njëherë ka treguar cilësitë e tij.
Ai ka qenë i pakapshëm sot nga mbrojtja e Bayernit, posaçërisht në minutat e fundit, kur energjia u morri fund.
Minutat e fundit të ndeshjes kanë qenë të mjaftueshme për Agueron fantastik që të shënojë dy herë në portën e Manuel Neuerit për të mposhtur Bayernin e Pep Guardiolas 3-2 në fund.
Bayern në fakt kishte arritur që me 10 lojtarë të shuajë epërsinë e Cityt, kur Xabi Alonso dhe Robert Lewandowski ia dhanë atyre epërsinë 1-2.
Mirëpo, të luash 70 minuta me një futbollist më pak në fushë - në këtë nivel - në fund u dëshmua si fatale për Bayernin.
Fitorja ngjallë shpresat e Cityt të Manuel Pellegrinit për kalim nga grupi i vdekjes, derisa për një vend në xhiron e fundit do të jenë në luftë edhe Roma - që luan ndaj kampionit anglez - dhe CSKA Moska që luan ndaj Bayernit.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Roma dështoi të nxjerrë fitoren në fund, kur CSKA barazoi.
Francesco Totti kishte shënuar një supergol për epërsinë romake në Rusinë e ftohtë, ndërsa krejt në fund Vasiliy Berezutski barazoi.
Ndeshjet e radhës:
Roma - Manchester City | |||
Bayern Munchen - CSKA Moska |
TABELA E GRUPIT E:
1 | Bayern Munchen | 12 pikë | ||
2 | Manchester City | 5 pikë | ||
3 | Roma | 5 pikë | ||
4 | CSKA Moska | 5 pikë |