Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Shqipëria gjen rivalin për miqësore

BOROZANI/Dren Shporta

Shqipëria gjen rivalin për miqësore


4 November, 2015 @8:09

Kthimi i datës së ndeshjes festive ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ka shkaktuar telashe për miqësoret dhe datat e lira të Kosovës, krejt kjo, për shkak se Shqipëria më 16 nëntor pritet të luajë ndaj Gjeorgjisë një ndeshje miqësore në datat e lira për përfaqësueset nga FIFA e UEFA. 

Njoftimin e ka dhënë Koha Ditore sot, duke u bazuar në fjalët e kreut të FFK-së, Fadil Vokrri, që është cituar duke thënë se “me sa kam unë informata, Shqipëria ka aranzhuar miqësore me Gjeorgjinë për datën 16 nëntor.” 

Përballja Kosovë - Shqipëri, mund edhe të mos zhvillohet fare më datë 13 nëntor, pasi që kuqezinjtë kërkuan ndërrim date për shkak të përballjes me ekipin gjeorgjez. 

Kosova kishte kërkuar nga FIFA datën 17 nëntor, siç ishte marrëveshja për ndeshje me Shqipërinë, por në fund, për hir të miqësores me Gjeorgjinë, Shqipëria ka kërkuar ndërrim date, që tashmë një gjë e tillë është krejtësisht në dorë të FIFA-së, pasi që ndërrimi i datave dhe paraqitja e ndeshjeve duhet të bëhet 21 ditë më parë. 

FSHF nuk ka dhënë asnjë lajm për miqësoret e nëntorit me javë të tëra, derisa lajmi i fundit në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit për kombëtaren seniore daton 13 tetor. 

Në anën tjetër, të gjitha reprezentacionet tjera të kualifikuar për në EURO 2016 kanë siguruar miqësore të forta dhe përballje interesante për tu përgatitur sa më mirë dhe për të joshur shikuesit në ndeshjet relasksuese para udhëtimit në Francë. 


 
Të gjitha lajmet nga