EURO 2016
Shqipëria i mëson kundërshtarët për EURO 2016
23 February, 2014 @12:13
Është hedhur shorti për kualifikimet e kampionatit europian EURO 2016.
54 shtete europiane, prej tyre edhe Shqipëria, janë ndarë në tetë grupe për ta siguruar vendin e tyre në Kampionatin Europian që do të mbahet në Francë.
Kombëtarja jonë ka zënë vend në grupin I, në të cilin janë përfshirë 5 përfaqësuese, ndryshe nga grupet tjera që kanë nga 6 përfaqësuese.
Në grupin I, Shqipëria kundërshtare do ta ketë: Portugalinë, Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë.
Për herë të parë në një short të UEFA-s ka marrë pjesë edhe shteti i sapo pranuar në FIFA dhe UEFA, Gjibraltari.
Grupet në kualifikimet e EURO 2016
GRUPI A | Holanda, Republika Çeke, Turqia, Letonia, Islanda, Kazakistani | ||
GRUPI B | Bosnja dhe Hercegovina, Belgjika, Izraeli, Uellsi, Qipro, Andora | ||
GRUPI C | Spanja, Ukraina, Sllovakia, Bellorusia, Maqedonia, Luksemburgu | ||
GRUPI D | Gjermania, Irlanda, Polonia, Skocia, Gjeorgjia, Gjibraltari | ||
GRUPI E | Anglia, Zvicra, Sllovenia, Estonia, Lituania, San Marino | ||
GRUPI F | Greqia, Hungaria, Rumania, Finlanda, Irlanda Veriore, Ishujt Faroe | ||
GRUPI G | Rusia, Suedia, Austria, Mali i Zi, Moldovia, Lihtenshtajni | ||
GRUPI H | Italia, Kroacia, Norvegjia, Bullgaria, Azerbajxhani, Malta | ||
GRUPI I | Portugalia, Danimarka, Serbia, Armenia, Shqipëria |