TOPÇINJTË
I kthehen fitoreve
22 February, 2014 @17:58
Arsenal ka arritur t’i kthehet fitores pas disfatës nga Bayern Munchen në mesjavë. Djelmoshat e Arsene Wengerit kanë mposhtur Sunderlandin e Gustavo Poyetit që ka pasur muaj impresiv këtë vit.
Françezi Olivier Giroud ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar një asistim në fitoren e topçinjëve, derisa pas një aksioni mjaft të bukur edhe çeku Tomas Rosicky ka shënuar nga afërsia mjeshtërisht.
Më pas, në pjesën e dytë, Laurent Koscielny ka shënuar për epërsinë e lartë 4-0 derisa në dhjetëminutëshin e fundit, Emmanuele Giaccherini ka realizuar golin e nderit për ekipin e tij.
Me këtë fitore, Arsenal i është afruar Chelseat në një pikë në krye të tabelës, derisa vazhdon ndjekja për titull në luftë për të cilën siç po duket kanë mbetur treshja kryesuese: Chelsea, Arsenal dhe Man City.
Rezultatet dhe tabela aktuale.