CHELSEA

REUTERS
Vështirë, por fiton
22 February, 2014 @16:49
Chelsea ka mposhtur Evertonin 1-0 me një gol të kontestuar në minutën e fundit të kohës shtesë të takimit, të cilit iu gëzua edhe John Terry, por iu shkrua Frank Lampardit.
Aktualisht, derisa ndeshjet tjera po zhvillohen Chelsea ka ngritur epërsinë ndaj të tjerëve në 4 pikë. Një gjuajtje e lirë e ekzektuar nga Frank Lampard pa John Terryn të prek topin derisa portieri i Evertonit, Tim Howard u mposht.
Ruajnë lidershipin
Evertoni shikuar ndeshjen në përgjithësi nuk e meritoi humbjen, derisa dominoi në pjesë të madhe të ndeshjes ku jashtëzakonisht u dalluan Sylvain Distin dhe Gareth Barry.
Në fund të fundit, ndoshta klishe, por kampionët e radhës fitojnë ndeshjet duke mos luajtur mirë. E kjo i ndodhi Chelseat këtë pasdite të së shtunes.
Rezultatet dhe tabela aktuale.