LEGJIONARËT

REUTERS
Shqiptarët e Baselit, barazojnë në Izrael
20 February, 2014 @23:23
Dyshja shqiptare e Baselit, Taulant Xhaka dhe Arlind Ajeti, kanë qenë për 90 minuta në fushën e ftohtë të stadiumit Bloomfield të Tel-Avivit ku barazuan ndaj Maccabit 0-0.
Ndeshja e vlefshme për raundin e së gjashtëmbëdhjetës së finales së Europa League e zhvilluar sonte në Izrael përfundoi me rezultat të bardhë, ashtu siç ia nisi ndeshja, derisa Xhaka dhe Ajeti kanë qenë gjatë gjithë ndeshjes në fushë, duke nxjerrë rezultat në dukje pozitiv para ndeshjes së kthimit që luhet një javë më vonë në Basel të Zvicrës.
Ajeti përveç tjerash u ndëshkua edhe me karton të verdhë nga referi i ndeshjes në minutën e 65-të të takimit. Basel është lidere aktuale e kampionatit zviceran, derisa edhe Maccabi i Tel-Avivit ka pozitë të njejtë në ligën e saj shtetërore.