TRAJNERI KUQI

Shefki Kuqi debuton me barazim
20 February, 2014 @20:10
Ish sulmuesi i mirënjohur shqiptar, Shefki Kuqi, ka filluar me barazim profesionin e tij të ri si trajner.
Vushtrriasi 37 vjeçar i cili ditë më parë e kishte zëvendësuar Mika Lehkosuon në postin e kryetrajnerit te skuadra finlandeze, Honka, sot në ndeshjet e tij të parë ka barazuar me rezultat 3-3 ndaj ish skuadrës së tij, HJK Helsinki, në kuadër të Kupës së Ligës në Finlandë.
Në skuadrën e Kuqit bëjnë pjesë katër futbollistë shqiptarë, Kastriot Kastrati, Lum Rexhepi, Armend Kabashi dhe Mehmet Hetemaj.
Për ndryshe, qendërmbrojtësi Rexhepi dhe mesfushori Hetemaj do të jenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës më 5 mars ndaj Haitit, pasi që kanë marrë ftesën nga selektori Albert Bunjaku.