BILETAT

Mësohen çmimet e biletave
20 February, 2014 @16:56
Çmimi i biletave për ndeshjen historike të 5 marsit ku përfaqësuesja e Kosovës do të luaj ndeshjen e parë zyrtare miqësore ndaj përfaqësueses së Haitit, tashmë janë bërë të ditura.
Kështu, biletat për këtë ndeshje janë ndarë në tre kategori sipas pjesëve në tribunat e stadiumit Adem Jashari në Mitrovicë.
Bileta më e shtrejtë do të kushtojë në pjesën perëndimore të stadiumit, ndërsa më e lira do të kushtojë ajo në pjesën lindore të tij.
Në njoftimin e FFK-së për çmimet e biletave është bërë thirrje po ashtu edhe për të gjithë adhuruesit pa dallim të grupimeve organizative të tyre, që me 5 mars të jenë në mbështetje të përfaqësueses së Kosovës duke konsideruar se kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë për të gjithë.
Çmimet e biletave
Pjesa perëndimore | 10 euro | ||
Pjesa lindore | 7 euro | ||
Pjesa jugore | 5 euro |