ADEL TAARABT

Asgjë s’ka përfunduar
19 February, 2014 @23:42
Mesfushori i ri i Milanit, marokeni Adel Taarabt, përkundër humbjes nga Atletico Madrid në San Siro sonte ka dhënë shpresa se ekipi i tij mund të rikthehet në ndeshjen e kthimit pas tre javëve.
“Kemi luajtur mirë. Kemi krijuar raste. Nuk është fundi, duhet të luajmë lojën tonë më të mirë në Madrid pas tre javëve. Do të kemi rastet tona edhe atje,” është shprehur Taarabt 24 vjeçar që erdhi gjatë afatit kalimtar të janarit në Milan nga Fulham.
Milan është mposhtur me rezultat minimal nga Atletico Madrid në San Siro pas golit të pranuar 7 minuta para përfundimit të takimit nga sulmuesi i madrilenëve Diego Costa.
Ndeshja e kthimit luhet në Vicente Calderon të Madridit.