WENGER

REUTERS
S’kishte lojë
19 February, 2014 @23:16
I furstruar pas hubmjes 0-2 në terren të vetë nga kampioni aktual europian, Bayern, trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se pjesa e dytë nuk ishte lojë. Borozani.com
Arsenal u mposht nga Bayern 0-2 në Emirates, derisa vendasit luajtën tërë pjesën e dytë me 10 lojtarë pas përjashtimit me karton të kuq të portierit polak, Wojciech Szczezny.
“Jam i frustruar. Ka qenë ndeshje e madhe futbolli në pjesën e parë dhe nuk ishte fare futboll në pjesën e dytë të ndeshjes,” ka thënë ndër të tjera Wenger, transmeton faqja zyrtare e londinezëve menjëherë pas përfundimit të ndeshjes sonte.
Arsenal tani do të duhet të bëj të pamundurën për të arritur në çerekfinale, ku i duhet fitorja prej 3 golave epërsi në fole të Bayernit.